Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski 4 anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme në diskotekën PULS në Koçan.
Lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët para pak çasteve, publikuan fotografitë e anëtarëve të tyre.
Dy prej anëtarëve iu nënshtruan plagëve në orët e pasdites. Anëtarë të grupit si dhe shokët e të ndjerëve, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, i dhanë lamtumirën miqve të tyre, shkruan alsat.mk
Në këtë ngjarje teragjike jetën humbi edhe futbollisti i Klubit Shkupi. Bëhet fjalë për Andrej Llazarovin.
Klubi Shkupi shkruan se kjo është një humbje e madhe për klubin dhe shokët e ekipit, ndërsa shton se shoku i tyre, ka humbur jetën duke luftuar për të shpëtuar njerëzit që në momentin e zjarrit tentonin të largoheshin.
Andrej Llazarov, në FC Shkupi ka qenë vetëm gjashtë muajt e fundit, por për këtë klub do të mbetet në kujtime gjithë jetën, shkruajnë nga Klubi i Futbollit Shkupi