Hoti: KQZ ka dështuar të sigurojë proces zgjedhor kredibil e me integritet

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se KQZ ka dështuar të sigurojë një process zgjedhor kredibil dhe me integritet.

Sipas tij kjo është për keqardhje “pas kulturës demokratike të treguar nga qytetarët në ditën e zgjedhjeve”.

Ai ka thënë se për këti dështime duhet të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore.

“Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve pas 5 jave tregon dështimin e sistemit për menaxhimin e procesit zgjedhor. KQZ-ja ka dështuar të siguroj një proces zgjedhor kredibil e me integritet. Kjo është për keqardhje pas disa palë zgjedhjeve të organizuara sipas standardeve evropiane, që e veçonin Kosovën nga vendet e tjera të Ballkanit. Kjo është për keqardhje pas kulturës demokratike të treguar nga qytetarët në ditën e zgjedhjeve. Njollë e këtyre zgjedhjeve do të mbetet edhe çështja e votave nga diaspora, për të cilat janë hedhur dyshime, si për votimin në ambasada/konsultata, ashtu edhe për votimin me postë. Këtë nuk e ka merituar Kosova. Për këto dështime duhet të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore.”