ZRrE e kapur nga Kurti | Dy ditë para zgjedhjeve mohonte se do të shtrenjtohej çmimi i rrymës, por menjëherë pas tyre propozoi rritje prej 15%

“Dëshirojmë të sqarojmë për opinionin publik se çdo deklaratë ose informacion lidhur me rritjen e tarifave të energjisë elektrike në këtë moment është i pavërtetë dhe ka për qëllim dezinformimin e opinionit publik”.

Kështu thuhet në reagimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) në një “sqarim për opinionin publik” pas raportimve të mediave se menjëherë pas përfundimit të zgedhjeve të 9 shkurtit është duke u planifikuar sërish shtrenjtimi i energjisë elektrike, shkruan Demokracia.com.

Por, ky mohim i informacioneve nga ZRrE është dëshmi e qartë se ky institucion ishte vënë në shërbim të fushatës elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kreut të saj, aktualisht kryeministër në detyrë, Albin Kurtit.

Mohimi i këtyre informacioneve, ndonëse ishin të vërteta, është dëshmi tjetër se ky institucion vetëm formalisht është i pavarur, pasi është krejtësisht i kapur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili vendos edhe për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

14 MARS 2025 – ZRrE: ENERGJIA SHTRENJTOHET 15%

Vetëm një muaj më pas, më 14 mars, kjo Zyre ka pranuar informacionet dhe madje ka treguar se çmimi i energjisë elektrike po shtrenjtohet prapë dhe për herë të tretë që nga ardhja e Albin Kurtit dhe Vetëevendosjes në Qeveri.

ZReE ka publikuar raportet konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara operatorët që kanë të bëjnë me energjinë elektrike në Kosoë dhe sipas kësaj ka propozuar që energjia elektrike të shtrenjtohet për 15%.

“Bazuar në rezultatet e këtyre raporteve, pritet që rritja mesatare e tarifave për konsumatorët të jetë rreth 15 %”, njofton Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).

Që gjithçka që ka të bëjë me energjinë elektrike është nën kontrollin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, është dëshmuar në bisedat e zbuluara në aplikacionin ËhatsApp ndërmjet Kurtit dhe njerëzve të tij, përfshirë Dejona Mihalin pa asnjë funksion shtetëror. / Demokraci.com /

Mesazhet që implikojnë direkt Albin Kurtin në aferat e KEK

Deklarata e Dejona Mihalit në Prokurori – pranon se në grupin në WhatsApp, Krasniqi e njoftonte edhe Kurtin për çdo tender e çdo kompani