Kandidatëve të VV-së në Vushtrri u dalin më pak vota pas rinumërimit, detaje

35 kuti të votimit të Vushtrri kanë shkuar në rinumërim, nga 96 që ishin në total.

Burime të Gazetës Nacionale kanë bërë të ditur se shpërputhje të votave ka pasur edhe tek kandidatët për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pasi që këto kuti u rinumëruan, kandidatit të VV-së, Sylejman Mehollit, i dolën 6 mijë e 837 vota, 23 më pak sa i kishin dal në fillim, 6 mijë e 860.

Ky fenomen u pa edhe te kandidatja Fjolla Ujkan, ku për të njëjtën kishte pothuajse 100 vota dallim në rinumërim.

Ujkanit, pas rinumërimit i dolën 6 mijë e 547 vota, ku në fillim kishte 6 mijë e 641, pra 94 vota më pak.

Nasuf Bejtës, i dolën 45 vota më pak. Nga 5 mijë e 772 vota sa kishte në fillim, në 5 mijë e 727.

Edhe Besim Muzqit të kësaj partie, pas rinumërimit, i dolën 31 vota më pak, nga 4 mijë e 787 në 4 mijë e 756.

Prokuroria pritet të nis hetimet në këtë rast, njëjtë si në rastin e kandidatëve të LDK-së.