Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot shpalli rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputet, nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Nga këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 396787, (42.30%), PDK-ja mori 196,474 vota (20.95%), LDK-ja mori 171357 (18.27%), ndërkaq koalicioni AAK-NISMA 66256 (7.06%).
Ndarjet e vendeve në Kuvend për partitë do të jenë si në vijim: LVV 48 ulëse, PDK 24 ulëse, LDK 20 ulëse, Srpska Lista 9 ulëse, AAK-NISMA 8 ulëse, KDP 2 ulëse dhe partitë e komuniteteve me nga 1 ulëse.
Deputetët që kanë siguruar një mandat, nga radhët e PDK-së, janë:
Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Uran Ismajli, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Enver Hoxhaj, Përparim Gruda, Ganimete Musliu, Nait Hasani, Jakup Nura, Rrahman Rama, Artan Behrami, Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Ferat Shala, Blerta Deliu-Kodra, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Xhevahir Geci, Abelard Tahiri, Ariana Musliu-Shoshi, Eliza Hoxha, Arbnore Salihu, Kosovare Murseli.
Më së shumti vota nga kjo parti mori Bedri Hamza – 173,526 vota. Ndërkaq, më së paku mori Kosovare Murseli – gjithsej 15,124.
Listën e plotë të deputetëve dhe numrit të votave të marra mund ta shihni KËTU.