Aksidenti me dy viktima, edhe një grua në gjendje kritike

Dy vajza kanë mbetur të vdekura si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një kamioni në fshatin Domoroc të Ranillugut.

Një nga viktimat ka humbur jetën në vend të ngjarjes ndërsa tjetra ka vdekur rrugës për në Spitalin e Gjilanit, pasi ka arritur pa shenja jete aty.

Nga ky aksident ka mbetur e lënduar edhe një vajzë tjetër, e cila është në gjendje kritike për jetën, ku po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këto i ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.

Fillimisht për këtë aksident është raportuar se ishte vetaksident, por pas shikimit të kamerave të sigurisë nga ana e policisë ka ardhur në përfundim se një kamion një kthim jo të duhur, ku makina që po lëvizte, në tentim të evitimit të përplasjes me të, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Shoferi i kamionit, sipas policisë, ka përfunduar në pranga.

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës