Adriatik Berisha mjeku kosovar shoqëroi dje ish-presidentin Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Kosovë ka folur për gjendjen shëndetësore të babait të tij.
Doktori i cili e përqafoi Thaçin dhe mori vërejtje nga sigurimi, teksa doli nga Klinika, nuk ka dhënë shumë detaje nga takimi.
Berisha tha se ka qenë emocional takimi me ish-presidentin.
Ai tha se babai i ish-presidentit ka disa probleme shëndetësore.
“Pacienti në fjalë ka shumë probleme shëndetësore. Ndoshta është faktor edhe mosha dhe sëmundjet tjera. Ai pacient e meriton me i pas afër krejt familjarët. Familja është shume e nevojshme për pacientët.”, deklaroi ai në Dukagjini.
Teksa u pyet se çfarë foli me ish-presidentin ai nuk pranoi të fliste.