Të shtunën shumë ngrohtë, temperaturat deri në 25C e 27C

Mendimi për motin – 14.03.2025

Ditën e shtunë parashihet mot shumë më i ngrohtë. Fillimisht me intervale më të gjata me diell. Ditën kalojnë vransira, që aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Temperaturat maksimale, tipike të një dite verore deri në 24C e 27C. Erërat edhe më tutje frynë nga jugu e jugperëndimi, mesatare e mesatarisht të fuqishme, 5-13m/s, e në pjesë të Dukagjini me hove të fuqishme deri në 20m/s.

Rrebeshe shiu përfshinë vendin paraditen e së dieles, e më pas vransirat shpërndahen ku pritet të ketë intervale me diell. Të hënën vranët e me shi. Temperaturat pësojnë rënie deri në 8C maksimalet. Gjatë mbrëmjes temperaturat zbresin pranë 0C, e vend-vende reshjet e shiu shndërrohen edhe në borë. Viseve malore patjetër në këto temperatura më të ulëta reshjet do jenë kryesisht dëbore. Të martën ftohtë, vetëm 3C maksimalja, me diell e vransira. Nga e mërkura kthjellime, por mëngjeset me ngrica, deri në -5C minimalja. Erëra më të fuqishme jugperëndimore frynë edhe ditën e diel, me hove mbi 15m/s. Nga dita e hënë ndryshojnë drejtimin në veriore e verilindore.