Dani Olmo ka një marrëdhënie të ngushtë me futbollin kroat pasi kaloi atje vitet e tij të para të karrierës tek Dinamo Zagrebi, por në fakt ai është spanjoll.
Në një intervistë për Mundo Deportivo, Olmo ka folur për ofertën që nga marrë nga Federata Kroate e Futbollit para Kupës së Botës 2018, të cilën ai e kishte refuzuar për ta pritur mundësinë e tij me Spanjën.
“Unë jam spanjoll dhe kështu jam ndjerë gjithmonë. Kroacia deshi që të më natyralizonte për Kupën e Botës 2018”.
“Ndoshta ata më kanë ofruar më shumë siguri, por e dija se mundësia do të vinte nga Spanja”.
“Kur i pashë ata të arrijnë finalen ndaj Francës, unë isha shumë i lumtur, por kurrë nuk kam menduar se mund të jem aty ose ndoshta kam bërë një gabim”.
“Unë kam qenë në grupmoshat e U21 dhe ëndrra ime ishte te luaja për Spanjën, ju nuk mund ta ndryshoni këtë për një Kupë të Botës”, ka thënë Olmo.
Olmo gjithashtu foli edhe për vendimin që bëri kur ai ishte në ‘La Masia’ për ta braktisur Barcelonën dhe për t’u transferuar tek Dinamo.
“Kur Dinamo erdhi për mua, unë do të bëja kalimin nga kadetët tek të rinjtë. Gjëja normale për mua ishte ta ndiqja këtë mundësi ose të shkoja në Angli, por ëndrra ime ishte të luaja për Barcelonën”.
“Gjatë asaj kohe, unë nuk ndihesha se ata do të më besonin mua në të ardhmen. Dinamo më bindi mua me një projekt të shkurtë. U stërvita me profesionistë dhe e dija se ishte gjëja më e mirë për mua”, përfundoi spanjolli.