Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se bisedimet e mbrëmshme me Rusinë ishin produktive.
Ajo tha se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka në plan të bisedojë me Vladimir Putinin sot, megjithëse ai “po ushtron presion mbi të dhe rusët për ta bërë gjënë e duhur”.
“Dje ishte një ditë produktive. Ne kurrë nuk kemi qenë kaq afër paqes”, tha Leavitt.
Leavitt konfirmoi se i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, foli me Putinin në Moskë.