Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit – tri prurje të reja

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e “play-off”-it të Ligës së Kombeve kundër Islandës, që zhvillohen më 20 dhe 23 mars.

Edhe kësaj radhe, Foda krahas listës prej 26 futbollistëve, e ka përpiluar edhe listën e zgjeruar prej 9 futbollistëve.

Në këtë listë, ajo çfarë bije në sy është tri prurje të reja si Vesel Demaku, Dion Gallapeni dhe Lirjon Abdullahu.

Dardanët fillojnë grumbullimin të hënën, ku stërvitjen e parë e zhvillojnë në orën 17.30.

Paraprakisht në orën 12:00 në hotel “Emerald” Foda do të paraqitet në konferencë për media.