Vetaksidenti tragjik në Ranillug, kjo është gjendja e vajzës që mbeti e lënduar

Një aksident i rëndë ndodhi sot në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc, nëë Ranillug, ku fatkeqësisht humbën jetën dy vajza. Vdekja e tyre tashmë është konfirmuar, ndërsa një vajzë tjetër ka mbetur e lënduar dhe po trajtohet në spital.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ka konfirmuar se vajza e lënduar ka pësuar lëndime traumatike në mushkërinë e djathtë dhe në unazën e katërt lumbale.

“Ne spital është sjellur një person i gjinisë femër rreth te njëzetave, pa shenja jete si dhe një person tjetër i gjinisë femër me iniciale A.B v.l 2004 e cila ka pas lëndime traumatike në mushkërie e djathte dhe ne unazën e katërt lumbale.”, tha ai.

Pas ndihmës mjekësore të dhënë në spitalin e Gjilanit, ajo është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK.