Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ka zhvilluar diskutime “shumë të mira dhe produktive” një ditë më parë me homologun rus, Vladimir Putin, dhe se ekziston gjasë shumë e mirë që lufta në Ukrainë të marrë fund.
“Ne patëm diskutime shumë të mira dhe productive me presidentin Vladimir Putin të Rusisë dje dhe ekziston një gjasë shumë e mirë që kjo luftë e tmerrshme, e përgjakshme më në fund të përfundojë – por, mu në këtë moment, mijëra trupa ukrainase janë tërësisht të rrethuara nga ushtria ruse dhe në një pozicion shumë të keq e të ndjeshëm” – shkroi Trumpi në rrjetin “Truth Social”.
“Unë i kam kërkuar fuqishëm presidentit Putin që jeta e tyre të kursehet. Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, e tillë që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Zoti i bekoftë ata të gjithë” – shtoi ai.