Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.03.2025 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 24-t të Albi Mall Superligës.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori këto:
Skuadra e Ferizaj është gjobitur me 1200 euro për shkak se një tifoz u fut në fushë dhe deshti ta godiste një lojtar të Llapit.
“FC “Ferizaj“. Lëshim në organizim të ndeshjes. Në min 88 pas një faulli të akorduar për FC “Ferizaj”, një tifoz i ekipit vendas kaloi rrethojat dhe futet në fushë 3-4 metra, tentoi ta sulmojë lojtarin mysafir që shkatoi faulin mirëpo falë intervenimit të lojtarëve vendas dhe pjesëtarëve të sigurimit u evitua më e keqja. Sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Ferizaj –Llapi. Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.”, shkruhet në komunikatën e publikuar nga FFK-ja