I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sørensen do të qëndroj në Kosovë javën e ardhshme, nga data 17 deri me 19 Mars.
Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i BE-së.
“Përfaqësuesi Special i BE-së Peter Sørensen do të bëjë vizitën e tij të parë në Kosovë nga 17-19 mars dhe planifikon të mbajë takimin e tij të parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur menjëherë pasi të vizitojë rajonin”, thuhet në përgjigjen e BE-së për Dukagjinin.