Ballkani – Ferizaj, hap javën e 25-të të Superligës

Sot nis xhiroja e 25-të e Superligës në futboll, me një ndeshje në program.

Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje, do të jetë ajo ndërmjet Ballkanit dhe Ferizajt që luhet në Suharekë dhe nis në orën 14:00.

Ballkani llogaritet favorit në këtë përballje por në tri ndeshjet e fundit ka regjistruar dy humbje e një barazim.

Është i dyti në tabelë me 40 pikë, tetë më shumë se Ferizaj që renditet i pesti dhe ka shënuar fitore në dy ndeshjet e fundit.