Ish-presidenti Hashim Thaçi sot gjendet për një vizitë në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij.
Momentin kur Thaçi arriti në QKUK u prit nga shumë njerëz, që duartrokiten dhe brohorisnin “UÇK, UÇK, UÇK”, transmeton Demokracia.com
Hashim Thaçi arrin në QKUK, viziton babain e tij
Posted by Demokracia on Thursday, March 13, 2025
Poashtu, pacientë e stafi mjekësor dolën në dritare për ta parë ish-presidentin Thaçi teksa hynte në QKUK.
Në një përgjigje për express, Dhomat e Specializuara në Hagë thanë se vizita u mundësua për arsye humanitare.
“Për arsye të forta humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të organizojë një vizitë në kujdestari në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”./Demokracia.com/
Hashim Thaçi në Kosovë, Haga jep detaje rreth vendimit për ta liruar për vizitë