Shtëpia e Bardhë konfirmon udhëtimin e Witkoff drejt Rusisë

Trump kishte thënë më herët se negociatorët ishin nisur për në Rusi, pa identifikuar se kush po shkonte.

I dërguari i Donald Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff do të udhëtojë drejt Moskës, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

Trump kishte thënë më herët se negociatorët ishin nisur për në Rusi, pa identifikuar se kush po shkonte.

“Z. Witkoff do të udhëtojë për në Moskë më vonë këtë javë”, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit Karoline Leavitt.

Ajo nuk konfirmoi nëse ai do të takohej me presidentin rus Vladimir Putin.

Leavitt tha gjithashtu se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve, Mike Waltz bisedoi të mërkurën me homologun e tij rus.