Mira Fejza rrëfen momentin kur i pa eshtrat e bashkëshortit të saj të zhdukur

E identifikimin e kufomave të shtatë të vrarëve në Masakrën e Kralanit e pritën me lot e dhimbje të madhe familjarët e tyre. Pas 26 vjetësh, Mire Fejza i pa eshtrat e bashkëshortit të saj Osmanit.

“Kur e pava një herë më erdh vështirë boll, se prej një njeri shumë të mirë, shumë me vlerë të madhe me ditë a e di qysh u kon, e kur ja pava eshnat shumë u tmerrova, po apet qysh thojshin jo veç një pjesë të ashtit e kanë e anej knej, se ai e kish pasë komplet kurrizin, i kish pasë brit edhe cepat e kreve edhe femurin e djathtë e kish pasë”, ka deklaruar bashkëshortja e Osman Fejzës.

Pas 26 vitesh pritje, kështu rrëfen momentin kur i pa eshtrat e bashkëshortit të saj të zhdukur, Mira Fejza. Të njëjtën vështirësi, e pati edhe momentin kur i treguan se mbetjet mortore të burrit të saj janë gjetur.

Osman Fejza atëherë 42 vjeçar ishte në mesin e civilëve të vrarë e të zhdukur gjatë Masakrës së Kralanit të Klinës më 2,3 dhe 4 prill të vitit 99-të.

E përveç tij, anëtari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara tregon se në këtë varrezë masive u gjendjen mbetje mortorë edhe të 11 personave të tjerë.

Gara tregon se pse iu kthyen këtij lokacioni për gërmime.

E kryetari i Shoqatës së të Pagjeturve në Klinë, Zeqir Morina shpreson që shumë shpejt të zbardhet edhe fati i personave të tjerë të zhdukur.

Rivarrimi i shtatë trupave të gjetur nga familjarët do të bëhet me 4 prill.