Rëndohet edhe më shumë jeta e qytetarëve, rriten përsëri çmimet e konsumit

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,7% në muajin shkurt 2025, krahasuar me muajin shkurt 2024. Kurse, inflacioni mujor ishte 0,4% në muajin shkurt 2025.

 

Jeta e qytetarëve të Kosovës çdo ditë e më shumë po rëndohet. Çmimet ushqimore përsëri kanë shënuar rritje.

Agjencia e Statistikave ka treguar se çmimi i artikujve ushqimor është më i lartë në një mesatare prej 1,7% në muajin shkurt 2025, krahasuar me muajin shkurt 2024.

Sipas ASK çmimet më së shumti janë rritur për produktet bazë të konsumit, shkruan Demokracia.com.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,7 %  në muajin Shkurt 2025 krahasuar me muajin Shkurt 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (14,9%), vajrat dhe yndyrnat (9,8%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (7,6%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (6,2%), mishi (5,6%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,5%), shërbimet financiare (5,2%), qumështi, djathi dhe vezët (4,6%), pijet alkoolike (4,1%), veshje (3,6%), %), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (3,5%), kujdesi personal (3,3%), shërbimet hoteliere (3,2%), duhani (2,9%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (2,8%), pajisje shtëpiake (2,5%), perimet (2,4%), buka dhe drithërat (1,8%), shërbimet ambulantore (1,8%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (1,6%) dhe pemët (1,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,4 për qind në IHÇK-it”.

 

Po ashtu edhe  indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,4 %  në muajin Shkurt 2025 krahasuar me muajin Janar 2025.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemët (3,3%), kafja, çaji dhe kakao (2,3%), perimet (2,1%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (1,8%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1,7%), shërbimet ambulantore (1,1%), shërbimet hoteliere (1,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1,0%), ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe me një ndikim te vogël në IHÇK-it. me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,7 për qind në IHÇK-it”, thuhet në raportin e ASK.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-6,0%), biletat e fluturimeve (-5,5%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal,(-5,1%) dhe blerja e automjeteve (-1,9%) dhe blerja e automjeteve (-1,6%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,7 për qind në IHÇK-it. /Demokracia.com/.