Një person është ndaluar dje në Prapashticë të Prishtinës nga policia, pasi po transportonte një ngarkesë drunore me kamionetë me targa vendore, pa pasur letërpërcjellëse.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve, të cilët kanë konfiskuar drutë, duke i deponuar në SPMK Keqekoll.
Ndërsa rasti po procedohet në mënyrë të rregullt, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.