Në qytetin e Rahovecit, një person ka gjetur një eksploziv derisa ai po e punonte arën e tij, pranë binarëve të trenit.
Personi menjëherë e ka njoftuar Njësinë për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera të FSK-së, që kanë kryer asgjësimin e tij.
“Heqja e tij është bërë me sukses, pa asnjë incident. Rasti është iniciuar si “gjetje e mjetit të pashpërthyer”.
“Dëshmitari mashkull kosovar ka lajmëruar se gjatë punimeve në arën e tij, në afërsi të binarëve te trenit ka hasur në një mjet të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i EOD-së i FSK-së të cilët e kanë kryer asgjësimin e mjetit te dyshimtë eksploziv të pashpërthyer. Nuk ka pasur asnjë incident”, thuhet në njoftimin policor.
Derisa, Policia i bën thirrje qytetarëve, në momentin që vërejnë ndonjë mjet të pashpërthyer, ta raportojnë atë.