Qëndrimin e ngurtësuar mbrëmë nga Lumir Abdixhiku, se LDK nuk futet në asnjë llogaritje qeverie me Vetëvendosjes dhe as me partitë ish-opozitare pa e marrë postin e kryeministrit, e ka kritikuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Molliaj thotë se LDK-së dhe Lumir Abdixhikut nuk i intereson rreziku i Kosovës për vetëm posti i kryeministrit.
“Siç duket Abdixhiku po thotë, unë kryeministër, për tjerat flasim. Kosova ka rëndësi, sidomos nese m’bon kryeministër. Nese demokracia është lufta që ia vlen, ky qëndrim e ka në qendër veten, si parti ose individ. Nese demokracia është lufta që ia vlen, ky qëndrim nuk vlen dy pare”
Ky është postimi i plotë:
Çështja apo kryet e njerit?!
Për katër vjet LDK na ka thanë se Kosova nën udhëheqjen e Kurtit rrezikohet rëndë prej tensionimit të marrëdhënieve me SHBA. Tash që në Shtëpinë e Bardhë është Donald Trump, ky rrezik është dyfishuar. Pra, shqetësimi veç bëhet më urgjent.
Për katër vjet Lumir Abdixhiku ka alarmu për kapjen e shtetit, për sulmin ndaj fjalës së lirë e për cënimin e ndarjes së pushteteve. Edhe katër vjet tjera në pushtet janë mundësi për Albin Kurtin për ta konsoliduar regjimin, apo jo?!
Tash që opozita ka shumicë popullore dhe mund të krijojë shumicë parlamentare këto rreziqe mund të shmangen. Por, LDK me qëndrimet e djeshme nuk do zgjidhje, as këndej, as andej. LDK po mendon për interes t’vetin, mund te thotë dikush. Por, ka diçka që nuk shkon kur interesi i partisë është aq i ndashëm prej interesit t’vendit. Kjo “diçka” quhet interes dhe ambicie afatshkurtër.
Siç duket Abdixhiku po thotë, unë kryeministër, për tjerat flasim. Kosova ka rëndësi, sidomos nese m’bon kryeministër. Nese demokracia është lufta që ia vlen, ky qëndrim e ka në qendër veten, si parti ose individ. Nese demokracia është lufta që ia vlen, ky qëndrim nuk vlen dy pare.