Apeli i GJKKO ka shtyrë për ditën e nesërme seancën ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në orën 12:30.
Burimet e Euronews.al thonë se Prokuroria e Posaçme dhe dy prokurorët e SPAK, Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur gjatë ditës së sotme prova të reja për të cilët ata kanë kërkuar që të vlerësohen nga ana e gjykatës. Ende nuk dihen se për çfarë provash bëhet fjalë, transmeton klankosova.tv.
Ditën e nesërme do të vijojë seanca në orën 12:30 nga ku do t’i jepet fjala dhe kryebashkiakut Veliaj, i cili ditën e sotme nuk është shprehur.
Erion Veliaj, ka nisur këtë të martë seancën në orën 10:00 në Gjykatën e Apelit. Kryebashkiaku kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, duke argumentuar se nuk ekziston asnjë kriter për mbajtjen e tij në burg.
Nga ana tjetër, një nga avokatët e Erion Veliajt, Ermir Beta nuk ka dhënë një reagim mbi këtë seancë.