Shefi i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se roli i NATO-s është të sigurojë që FSK-ja të zhvillohet si një forcë efektive për çështje humanitare.
“Mandati është që të sigurohemi se FSK-ja të ketë ato për çka ka nevojë për të qenë efektive në rolin e saj humanitar”, deklaroi Rutte
Megjithatë, deklarata e tij është kundërshtuar nga gjenerali në pension i FSK-së, Kadri Kastrati, i cili e cilësoi si një qëndrim politik, duke thënë se që nga viti 2018, me miratimin e tre ligjeve kyçe në Kuvend, FSK-ja ka marrë mision të qartë ushtarak.
“Deklarata e tij është politike, ndoshta jo për ti hidhëruar fqinjët tanë verior. Ai e di shumë mirë, edhe NATO e di në përgjithësi, sepse NATO është prezente edhe në ministrinë e Mbrojtjes edhe në FSK. Se që nga viti 2018 kur janë aprovuara tri ligje ne Parlament, ligji për ministrinë e Mbrojtjes, ligji për shërbim në FSK dhe ligji për FSK-në. Që nga atëherë FSK-ja ka marrë mision ushtarak, që dalin detyrat kryesore nga ky mision, mbrojtje e integritet dhe sovranitetit, pjesëmarrja në operacione paqeruajtëse nëpër botë, ruajtja e pronës dhe jetës së qytetarit të Kosovës dhe zbatimi i të gjitha rekomandimeve edhe urdhrave që dalin nga institucionet qendrore dhe lokale. Dhe ky mision është dhe këto detyra janë përgjegjësi të gjitha forcave të armatosura anëtarë të NATO-s. Dhe faktikisht e di shumë ai këtë. Por deklarata e tij ruhet për shkak të mbajtjes së raporteve me Serbinë.
FSK-ja ka mision të qartë ushtarak…”, ka thënë Kastrati në FIVE.
Në një linjë të ngjashme, eksperti i sigurisë Fatmir Çollaku e vlerësoi deklaratën e Rutte-s si një qasje diplomatike për të mos irrituar qarqet kundërshtare të Kosovës, por theksoi se realiteti është ndryshe.
“Ishte ose deklaratë diplomatike ose një vetëpërmbajtje rigoroze. Pikërisht për të mos irrituar, për të mos nxitur qarqet destruktive, reaksionare dhe kundërshtare të Kosovës. Që FSK-ja të rrugëtojë në procesin e vet të nisur, sipas dinamikës së planifikuar. Dhe mbështetja ë vijë pikërisht nga NATO në mënyrë të matur për të përfunduar këtë projekt. Projekti i transformim të FSK nuk është projekt vendor. Është projekt vendor me ndihmën e aleatëve dhe mbështetjen fuqishme të shteteve aleate. Prandaj deklarata e tij është shumë e matur, diplomatike. Por e pasaktë në esencë nëse veç barrikadohemi në konstatimin e tij se, ngulim këmbë se po tha Rutte nuk është forcë e armatosur por humanitare. Jo kjo nuk qëndron”, ka thënë Çollaku në FIVE të DUkagjinit.