Shqipëria forcohet me gjashtë ushtarakë me grada të larta

Forcave të Armatosura të Shqipërisë, iu shtuan edhe gjashtë ushtarakë me grada të larta.

Me dekret të presidentit të Republikës, Bajram Begaj, njëherësh komandant i Përgjithshëm i FA dhe propozim të ministrit të Mbrojtjes, gjeneral brigade Ferdinant Dimo dhe Petrit Çuni tashmë do të mbajnë gradën gjeneralmajor.

Kundëradmiral Adnand Agastra do të mbajë gradën nënadmiral, ndërsa kolonelët Ardian Lilo, Vehbije Kuti e Hamdi Doda do të mbajnë gradën madhore gjeneral brigade.