Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë

Një diskutim në oborrin e shtëpisë, ka ndodhur mes Gertës dhe Shkelzenit, pas vendimit të kësaj të fundit për të pranuar ofertën e marrë për të hapur Kutinë e Pandorës.

Gerta kishte të drejtën të nominonte tre persona për televotimin e natës, dhe përzgjedhja e saj ra mbi Rozanën, Laertin dhe Amberin.

Rezultatet e televotimit përfunduan me eliminimin e Amberit, një zhvillim që nxiti një reagim të fortë nga Shkelzeni.

Në një moment tensioni, Shkelzeni e kritikoi ashpër zgjedhjen e Gertës, duke sugjeruar se ajo kishte bërë një gabim të madh duke dërguar individët që i konsideronte më të fortë përballë me të.

“Ti the se i vendosa ata që i konsideroj më të fortë përballë meje,” tha Shkelzeni, duke shprehur shqetësimin e tij mbi strategjinë e Gertës.

Në përgjigje, Gerta theksoi se veprimi i saj nuk kishte për qëllim të dëmtonte asnjë individ, dhe se nuk e konsideronte këtë zgjedhje si një përpjekje për të krijuar tensione të panevojshme. Ajo shtoi se, ndryshe nga Shkelzeni, ajo dhe ai vinin nga dy breza të ndryshëm dhe mund të kishin pikëpamje të ndryshme për situatën.

“Nuk e konsideroj këtë veprim si një forcë përballë meje. Ta them edhe një herë: Çfarë ka që ti nuk beson? Nëse për ty është kështu, për mua nuk është. Ne jemi dy breza tërësisht të ndryshëm,” tha Gerta, duke mbrojtur vendimin e saj.