Rashiti: Është manipuluar me votat në ambasada dhe ato me postë, ndërkombëtarët do të kenë kritika për procesin e numërimit

Analisti Naim Rashiti ka hedhur kritika sa i përket procesit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Rashiti ka shkruar se gjatë votimit në ambasada ka pasur manipulim me vota, përcjellur kështu edhe nga ato me postë nga mërgata.

Sipas tij, edhe gjatë procesit të numërimit në QNR, komesionerët kanë shkaktuar manipulime.

‘Vlerësimi i lartë ndërkombëtar për ditën e zgjedhjeve do të zbehet me shumë kritika për procesin e numrimit’’, ka shkruar Rashiti.

Postimi i plotë:

Dita e mire e zgjedhjeve nuk mjafton me. As edhe sjellja dinjitoze e votuesve. Procesi u demtua nga spekte te tjera:

  1. Ndryshimet ligjore dhe vendosja per perzgjedhjen e 10 kandidateve vetem sa ka kriju hapesire me te madhe per manipulim.
  2. Votimi ne ambasada Manipulim
  3. Votimi me poste i munipulueshem
  4. Procesi i numerimit dhe orkestrimi i rezultateve nga komisioneret po shkakton manipulime.

Kesaj here, Vleresimi i larte nderkombetar per diten e zgjedhjeve do te zbehet me shume kritika per procesin e numrimit.

Keq!