Muhaxheri nuk e përjashton hyrjen në qeveri të opozitës nëse nuk e bën VV e para: Do ta shohim

“Do ta shohim”, tha nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhahxheri, pyetur për eventualitetin e formimit të një qeverie nga partitë ish-opozitare në rast se Vetëvendosja nuk arrin të bëjnë shumicë parlamentare.

“Nuk mund të marrim vendime derisa të jenë takuar lidershipi partiak dhe të diskutohet çështja. Tash presim rezutlatet finale dhe pastaj të përcaktojmë pozicionin tonë”, tha ai.

“Shansi i parë për formim të qeverisë i takon VV-së, por nëse kalon te partia e dytë më e madhe, atëherë do të shohim. Po presim zhvillimet politike ditëve në vijim”, tha Muhahxheri në OBCT.

Kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku, kishte deklaruar në një intervistë në Rubikon se ”Me LVV-në nuk bëj koalicion edhe sikur të më kushtoj me karrierë”.

“Unë jam i ri në politikë por nuk mund të bashkëpunoj me dikë që më konsideron bashkëpunëtor të Serbisë. Nëse kështu e keni bindjen, kjo nuk shkon, ose duhet me dal me sqaru para popullit… po s`me vyen sqarimi. Këta nuk janë të padijshëm, por po janë tu bë mashtrim publik me rrezikim të jetës së njerëzve. Këta njerëz unë i kam pas partnerë të koalicionit, në shtëpinë time është diskutua koalicioni, ky njeri ka qenë Shpejtimi”.

“Me autorizime të plota partiake, kemi folur gjerë e gjatë për gjërat më bazike, ai së paku dinjitetshëm duhet ta thotë se unë nuk mund ta them për disa njerëz që e di me atë gjuhë. Kjo nuk është personale, është partiake. Ai e konsideron LDK-në që duhet të mbytet, duhet të shuhet, është pro-Vuçiq. Në rrethana të tilla unë nuk fali. Parimet nuk i thej me dit që me kushton me jetë [karrierë], nuk e fali”, ishte zotuar Abdixhiku.