Kandidati për deputet i PDK-së dhe artisti i mirënjohur, Genc Prelvukaj, ka komentuar fotografinë e ndarë nga presidentja Osmani me punëtoret e AKI-së, shkruan Gazeta Metro.
Pas reagimeve të shumta që nxiti fotografia e Osmanit për 8 Mars, edhe Prelvukaj hodhi kritika ndaj saj.
Ai tha se për pak egoizëm, presidentja ekspozoi dhe rrezikoi institucionin më të lartë të sigurisë në Kosovë, që është AKI-ja.
“Njerëzve me mentalitet të tillë, që në rastin më të kultururar do të klasifikoheshin si narcizoidë (të cilët për të plotësuar egon ekspozojnë operativë të institucionit më të lartë të sigurisë) nuk duhet t’u hapet rruga drejt pozitave të shtetit, e aq më pak drejt Presidencës”, shkroi Prelvukaj në Facebook.
Presidenca pati një kundërpërgjigje pas kritikave të shumta, duke thënë se fotografia nuk ekspozon asnjë punëtore të AKI-së./gazetametro.net