I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes, rasti në hetime

Një incident i rëndë është raportuar në fshatin Leqinë të Skenderajt, ku persona të panjohur i kanë djegur 400 trupa me arra një burri,  si dhe i kanë dëmtuar sistemin e ujitjes.

Rasti është raportuar në polici të shtunën në orën 14:00, ndërsa prokuroria është njoftuar për ngjarjen, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërsa kanë filluar  hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësit./Klankosova.tv.