Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh grupin e PS: Kemi një dritare hapur për në BE, duhet të fitojmë që të mos mbyllet

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin e PS në Kuvend ku ka folur për rëndësinë e rezultatit të 11 majit dhe rëndësinë që ka për integrimin e vendit në BE. Rama theksoi se mandati 4 duhet për të vulosur integrimi në BE, që dritarja mos të mbyllet për Shqipërinë.

“Situata edhe vetë rëndësia, edhe vetë konteksti i këtyre zgjedhjeve është i pazakontë. Të gjithë ne që jemi këtu dhe gjithë familja politike të vetëdijesohet s amë shumë për rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre zgjedhjeve në një kontekst të jashtëzakonshëm gjeopolitik. Në asnjë prej tyre pesha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishëm siç është në këto zgjedhje. Rezultati i 11 majit ka një peshë të madhe për të ardhmen e vendit, shumë më të madhe se zgjedhjet e mëparshme”, tha Rama.

Ai tha se “kjo mundësi mund të largohet dhe dritarja të mbyllet” nëse nuk nxitohet.

Përgatitjen e skuadrës së 11 majit, e sollën pikërisht sot në orën 9.Dua të ndaj me ju disa mendime, mbledhje e pazakontë po të marrim parasysh procesin e përgatitjes së skuadrës kombëtare të Partisë Socialiste. Unë besoj se edhe vetë situata, rëndësia dhe konteksti i këtyre zgjedhjeve është shumë i pazakontë. Dhe besoj se është me rëndësi të veçantë që të gjithë ne që jemi këtu dhe familja jonë e madhe politike të vetëndërgjegjësohet sa më shumë për rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre zgjedhjeve, në kontekst të jashtëzakonshëm gjeopolitik.

Besoj se qyshkur kam privilegjin që të udhëheq këtë skuadër politike, me 9 fitore, në asnjë prej tyre pesha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishme si në këto zgjedhje.Këto zgjedhje zhvillohen në kontekst të dyfishtë. Njëri i marrëdhënieve me Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Ballkanin perëndimor. Dhe tjetra e anëtarësisë së vendit tonë në aleancën dhe i sigurisë. Për të dyja këto arsye madhore zgjedhjet e 11 majit nuk është i zakonshëm dhe rezultati i 11 majit nuk është vetëm i partive politike, por është më shumë se fitore e PS-së në vetëvete.Për ne dhe flamurin tonë nuk ka qenë gjithmonë e rëndësisë së veçantë që të fitojmë zgjedhjet, pro më 11 maj rëndësia e fitores së zgjedhjeve dhe vetë rezultati i zgjedhjeve kanë një peshë mbi të ardhmen e afërt të vendit, shumë më të madhe sesa kanë pasur në zgjedhjet e mëparshme, 9 e me radhë.

Për herë të parë qyshse jam në krye të PS dhe Qeverisë është hapur një dritare që nuk ka qenë e hapur siç është sot në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Për herë të parë dëshira jonë dhe ambicia shqiptare për t’u bërë pjesë me të drejta të plota përputhet tërësisht me ambicien e BE-së.E kam thënë gjithmonë se e ardhmja është në BE, perspektiva e qartë, por asnjëherë yjet nuk janë përputhur si sot dhe asnjëherë konteksti gjeopolitik nuk ka qenë i favorshëm soi sot“, shtoi Rama.