Ishin të parët për ta mbrojtur Qeverinë Kurti nga skandalet dhe aferat.
Për katër vjet bënë zhurmë, sulmuan mediat dhe kundërshtarët, por në zgjedhjet e 9 shkurtit u ndëshkuan nga qytetarët, shkruan Demokracia.com.
Ish-deputetë, zëvendësministra, analistë e eksponentë të tjerë të partisë në pushtet që ishin në listën e kandidatëve për deputetë dështuan të marrin votat e mjaftueshme për të siguruar ulëse.
Zëvendësministri Vigan Qorrolli përkundër që erdhi më vonë në Qeverinë Kurti e bëri zhurëm duke tentuar të bëhej i pëlqyeshëm te shefi e partia, ai dështoi të siguronte ulëse.
Qorrolli mori mbi 16 mijë e 300 vota, por që nuk ishin të mjaftueshme që ai të bëhej deputet.
Befasia e radhës quhet Adnan Rrustemi. Katër vjet bëri përpjekje e zhurmë në mbrojtje të partisë, por vota mori afro 16 mijë vota, të cilat nuk janë të mjaftueshme për të siguruar edhe një mandat.
Gani Krasniqi nuk ishte aktiv në Kuvendin e Kosovës, por ishte i dëgjueshëm për partinë. Pasi nuk e ngriti zërin për qytetarët, këta të fundit e ndëshkuan me votë. Mbj 15 mijë e 900 vota pati Krasniqi.
Edhe ish-deputetë tjerë si Gramos Agusholli, Agon Batusha, Ardian Gola, Luan Aliu, Alban Bajrami, Venedis Lahu, Nasuf Bejta, Enver Dugolli etj., dështuan të bëhen përsëri deputetë.
Më poshtë e keni listën e ish-deputetëve, zëvendësministrave e eksponentëve tjerë të VV-së që u ndëshkuan nga qytetarët:
VIGAN QORROLLI – 16,603
ADNAN RRUSTEMI – 15,994
GANI KRASNIQI – 15,988
DAULINA OSMANI – 15,664
GRAMOS AGUSHOLLI – 15,315
DAFINA GEXHA-BUNJAKU – 15,303
AGON BATUSHA- 15,132
ARDIAN GOLA – 14,960
LUAN ALIU – 14,279
ALBAN BAJRAMI – 13,588
ARSIM ADEMI – 12,920
VENEDIS LAHU- 12,863
MYTAHER HASKUKA – 12,675
NORA FETOSHI – 12,153
NASUF BEJTA 12,078
ENVER DUGOLLI 11,894
SHQIPE ISUFI 11,788
HYSEN DURMISHI 11,387
IMRI DEMELEZI 10,882
BESIM MUZAQI 10,417
ISMAJL KURTESHI 10,364
MIRLINDA TISHUKAJ SADIKU 10,311
MIRSAD SHKRETA 10,206
GAZMIR RACI 10,176
MILAZIM SALIJAJ 9,773
BLERIM GASHANI 9,316
ENVER HALITI 8,968
HYDAJET HYSENI 8,168
JETMIRE VRENEZI 8,149
HYSAMEDIN FERAJ 7,800