Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Inspektoratit, Florian Dushi. Vendimi është marrë dje dhe tashmë po shqyrtohet emërimi i një pasardhësi për këtë pozitë, raporton Demokracia.com.
Sipas informacioneve të Demokracia.com, një nga emrat më të përfolur për ta zëvendësuar Dushin është Bekim Brestovci, i cili aktualisht drejton sektorin e Shërbimeve Publike.
Nga ana tjetër, lëvizjet brenda kabinetit të kryetarit Rama nuk pritet të ndalen këtu. Burimet bëjnë të ditur se ndryshime të tjera mund të ndodhin në ditët në vijim, për shkak se dy drejtorë tashmë kanë siguruar votat e nevojshme për t’u bërë deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë, edhe nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj, përmendet si një tjetër figurë që mund të largohet nga pozita aktuale. /Demokracia.com/