Pas shembjes së dheut, hapet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova”

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se është lëshuar për qarkullimin e automjeteve autostrada Vërmicë-Prishtinë, pas shembjes së dheut, mëngjesin e ditës së djeshme.

Në njoftim thuhet se ekipet kanë punuar dhe është larguar dheu.

“Ekipet tona kanë punuar pa ndërprerë për largimin e sasive të mëdha të dheut të shembur në këtë pjesë të autostradës, edhe pse shembje kishte pasur edhe gjatë ditës së sotme. Përmes këtij njoftimi ju bëjmë të ditur se të gjitha automjtetet tashmë mund të qarkullojnë në këtë autostradë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të mërkurën kishte njoftuar se për shkak të rrëshqitjes së dheut është mbyllur autostrada “Ibrahim Rugova”, në segmetin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.