Bedri Hamza: Faleminderit mbi 196 mijë qytetarëve që besuan te PDK, institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa

Pas përfundimit të numrimit të votave, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka dal me një reagim.

Ai u ka uruar sukses të gjithë deputetëve të zgjedhur dhe ka falenderuar mbi 196 mijë votues që besuan tek PDK, shkruan Demokracia.com

Hamza ka bërë thirrje që institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa.

POSTIMI I PLOTË:

Procesi zgjedhor po shkon drejt fundit dhe ditëve të ardhshme presim të certifikohen edhe rezultatet zgjedhore.

Deputetëve të zgjedhur të të gjitha subjekteve politike iu dëshiroj suksese në punën e tyre. Nga mandatet e fituara buron edhe detyra e shenjtë për t’iu shërbyer me ndershmëri dhe përgjegjësi atyre që besuan te secili i zgjedhur.

Faleminderit mbi 196 mijë qytetarëve që besuan te Partia Demokratike e Kosovës. Faleminderit për mbështetjen që na e keni dhënë për ta bërë Kosovën më të mirë!

Institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa dhe është përgjegjësi e jona t’i respektojmë afatet ligjore dhe të jemi transparentë.

Së bashku duhet t’i mbrojmë vlerat që na bashkojnë, interesin publik dhe vendin tonë!