A po vonohet qëllimisht shpallja e rezultateve? | Njeriu i VV-së në KQZ rekomandon rinumërimin e votave të pavlefshme nga diaspora

Lëvizja Vetëvendosje duket se është tejet e interesuar të vonoj sa më shumë shpalljen e rezultateve të 9 shkurtit.

Njeriu i VV-së në KQZ, Besnik Buzhala ka rekomanduar rinumërimin e votave të pavlefshme nga diaspora pas ankesës së VV-së, mëson Demokracia.com

PZAP e ka miratuar këtë ankesë të VV-së dhe i ka rekomanduar Sekretariatit të KQZ-së që të numërohen përsëri votat e pavlefshme të ardhura me postë nga diaspora.

Demokracia.com ka siguruar rekomandimin e Sekretariatit të KQZ-së:

KQZ në mbledhjen e sotshme do ta shqyrtoj dhe pritet të rekomandoj rinumërimin e votave të pavlefshme të ardhura me postë nga diaspora./Demokracia.com/

Pushteti keqpërdor Sekretariatin e KQZ-së për të vonuar rezultatin e zgjedhjeve: Kërkohet rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë