Konjufca e Gërvalla s’ndalen së zgërdhiri derisa flet Rifat Jashari

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të enjten bashkë me kabinetin qeveritar ka qëndruar në odën e familjes Jashari.

Nacionale ka kapur një moment ku derisa Rifat Jashari dëgjohej duke folur, ministrja Donika Gërvalla dhe kryeparlamentari Glaunk Konjufca nuk janë ndalur së qeshuri.

Nuk dihet se çfarë ka shkaktuar gjithë këtë të qeshur e cila vazhdoi për disa sekonda.

Ndërkohë, derisa Gërvalla e Konjufca po qeshnin pa ndalë, Rifat Jashari po ia bënte disa pyetje ministrit Xhelal Sveçla.