Arrestohet i mituri në Gjakovë, dyshohet se plagosi me armë zjarri një person

Është arrestuar një i mitur në Gjakovë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka plagosur me armë zjarri një burrë.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar  një pistoletë dhe dy gëzhoja. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.