Granit Xhaka i nervozuar me gjyqtarin: Këtë penallti s’do e jepte në Premier League

Skuadra e Bayer Leverkusenit u mposht thellë 3:0 ndaj Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në “Allianz Arena”.

Pas ndeshjes, Granit Xhaka u shpreh i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari anglez, Michael Oliver, shkruan indeksonline.

Ekipi “bavarez” shënoi golin e tretë nga penalltia, dhe kjo nuk i pëlqeu aspak mesfushorit shqiptar.

“Kjo lloj penalltie nuk do të jepej nga ai në Premier League. Zhgënjyese. Unë e njoh Michael nga Anglia”, u shpreh Xhaka pas ndeshjes

Ndeshja kthyese mes Leverkusenit dhe Bayernit zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “BayArena”.