Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me tërheqjen e mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova, pavarësisht raportimeve të fundit mbi këtë çështje.
“Ne nuk kemi informacion zyrtar për tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova, dhe të asnjë vendi specifik nga KFOR-i. Vazhdojmë të kemi koordinim me KFOR-in”, deklaroi ministri në “KTV”.
Ai ka theksuar se bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe misionit paqeruajtës të KFOR-it vijon pa ndërprerje.