Ky është deputeti i Vetëvendosjes që e kapi KEK-un (VIDEO)

Punësimi me të njohshëm në KEK nuk u ndal te menaxherët dhe drejtorët e kësaj ndërmarrje.

Duart në punësimin e 220 xehetarëve në këtë korporatë i futi edhe partia në pushtet.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, i cili në të kaluarën e kritikonte nepotizmin në KEK, dyshohet se ndikoi në punësimin e dhjetëra mbështetësve e simpatizantëve të kësaj partie.

Fisnik Dedinca, fushatën për Halil Thaçin e nisi qysh në dhjetor, duke shpërndarë çdo postim ku kandidati për deputet bënte thirrje për ta votuar.

E ky mund atij iu shpërblye më 6 janar kur e mori kartelën e punësimit nga kryeministri, Albin Kurti.

Kartelën se është punësuar në Departamentin e Qymyrit, Fisniku e publikoi edhe në Facebook.

Këtë kartelë më 6 janar e mori edhe aktivisti i Vetëvendosjes, Jeton Dedinca.

Jetoni, i cili është aktivist i VV-së të paktën nga 2021-ta, e shoqëroi Halil Thaçin edhe në fushatën e fundit zgjedhore.

Ky nuk është personi i vetëm nga familja Dedinca i cili u punësua në konkursin e fundit të KEK-ut.

Në të njëjtën pozitë me të u punësua edhe vëllai i tij, Armendi.

Armendi e mbështet publikisht Lëvizjen Vetëvendosje në profilin e tij në Facebook. Lajmin për punësimin e tij e bërë të ditur e fejuara e tij, përmes një urimi në Facebook më 6 janar.

Detajet nga ky hulumtim i gjeni në videon më poshtë: