Ka disa ditë që komisionarët, vëzhguesit dhe numëruesit e votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po përballen me presion të madh të dy zyrtarëve të lartë të VV-së. Sekretari i VV-së, Alim Rama dhe anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, vazhdimisht po ndërhyjnë në punët e numërtueseve dhe ndaj tyre nuk po ndërmerret asnjë masë.
Ndonëse një gjë e tillë është e ndalur me ligj, ata kanë vazhduar t`i përsërisin veprimet e njëjta. Derisa veprimet e tilla janë cilësuar si tentim i cenimit të integritetit të votës, presidentja Vjosa Osmani ka zgjedhur heshtjen.
Shefja e shtetit nuk e ka thënë asnjë fjalë në mbrojtjes të integritetit të procesit zgjedhor. Ndaj anëtarit të KQZ që përfaqëson VV-në, nuk është ndërmarr asnjë masë as nuk kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Monitoruesit e procesit zgjedhor nga shoqëria civile kanë kërkuar reagimin e presidentes Osmani për këto raste.
Albert Krasniqi nga ‘Demokracia plus’ ka bërë me dije se presidentja Osman është dashur të marrë masa ndaj anëtareve të KQZ-së që shkelin detyrimet e tyre.
“Modeli i përcaktuar për KQZ-në në Kosovë është ai i një institucioni të pavarur, ku anëtarët e saj betohen për të shërbyer në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Çdo përpjekje e anëtarëve të KQZ-së për të ndërhyrë në punën e komisionerëve dhe vëzhguesve të subjekteve politike, përmes ndikimit apo presionit, është tërësisht e papranueshme. Këto ndërhyrje duhet të ndalen menjëherë për të garantuar integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve. Në të kundërtën, Presidentja e Kosovës duhet të ndërmarrë masa për shkarkimin e anëtarëve që shkelin detyrimet e tyre, veçanërisht ndaj atyre që janë përsëritës në cenimin e administrimit të zgjedhjeve”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”.
Pavarësisht thirrjeve për të vepruar, presidentja Osmani ka zgjedhur heshtjen.
Deri me tani, ajo nuk ka reaguar as ndaj vonesave të shumta në numërimin e votave në procesin zgjedhor të 9 shkurtit.
Veprimet anti-ligjore të Krasniqit dhe Ramës
Nga e shtuna, gazeta Nacionale ka raportuar për veprimet anti-ligjore të dy zyrtarëve të lartë të VV-së në QNR.
Alban Krasniqi, anëtar i VV-së në KQZ, dhe sekretarin e kësaj partie, Alim Rama, edhe sot kanë vazhduar t’i pengojnë komisionarët në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.
Në redaksinë e Nacionales kanë arritur video që e dëshmojnë një gjë të tillë. Në Në video shihet Krasniqi duke bërë presion ndaj komisionerëve.