Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR-it dhe oficerë nga Policia e Kosovës, u bashkuan për të kryer një kurs për shpëtimin e jetëve në Kampin Vrelo, në Prishtinë.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ushtarët dhe oficerët u trajnuan së bashku se si të identifikonin dhe menaxhonin situata kërcënuese për jetën.
” U mësuan shumë çështje mjekësore, duke përfshirë aplikimin e kapëses për ndaljen e gjakut, identifikimin e obstruksionit të rrugëve të frymëmarrjes, shqetësimin respirator dhe hipoterminë”.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.