Drejtori i Bordit të TRUST-it: Jam kundër tërheqjes së mjeteve

Mysafir i radhës në këtë edicion të DPT te Fidani, ishte Emanuel Bajra, kryesues i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Me zotëri Bajrën, u diskutua rreth zhvillimeve botërore, sidomos në ekonomi.

Pashmangshëm u fol edhe për TRUST-in, një nga temat me mjaft interes për qytetarët e Kosovës.

Kreu i Bordit të TKPK-së u pyet direkt  se a do të lejohen për tërheqje mjetet e kursimeve pensional.

Ai u përgjigj se është kundër këtij opsioni.

“Unë jam kundër këtyre lëshimeve të TRUST-it. Kjo për shkak se TRUST-i duhet të kuptohet si entitet kursyes e jo investues, jo kur të na teket të shkojmë dhe t’i marrim paratë, për shkak  se ajo e afekton edhe vlerën e TRUST-it vet, por e afekton edhe të ardhmen e çdo kontributdhënësi kosovar. Kështu që nuk e kisha rekomandu”, deklaroi Bajra në Klan Kosova.