Rasti i rrallë në Pejë, delja i lind pesë qengja njëherësh

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Radac të Pejës, ku fermeri Astrit Rexhepaj është befasuar nga një lindje e veçantë në fermën e tij.

Njëra nga delet e tij solli në jetë pesë qengja njëherësh, një rast i rrallë në blegtorinë vendase.

Ekipi i emisionit Canapé vizitoi fermën e familjes Rexhepaj, ku përkushtimi ndaj bagëtive është një traditë e hershme.

Astriti dhe familja e tij janë të lumtur për këtë ndodhi, ndonëse shtimi i tufës ka sjellë edhe më shumë punë dhe kujdes për qengjat e vegjël.

Në këtë përvojë të veçantë, pjesë aktive është edhe vajza e tij Altea Rexhepaj, e cila me plot dashuri dhe përkushtim ndihmon në kujdesin për qengjat.

Për të mësuar më shumë rreth këtij materiali, klikoni në videon e mëposhtme.