Shkencëtarët zbulojnë: Ky frut është parandalimi më i mirë për kancerin e gjirit!

Luleshtrydhet janë të shkëlqyeshme për parandalimin e tumoreve të gjirit, por edhe për trajtimin e kësaj sëmundjeje malinje, sipas hulumtimeve të fundit.

Është zbuluar se luleshtrydhet përmbajnë një ekstrakt të quajtur “alba”, i cili ndikon në aftësinë për të mbijetuar qelizat e ndryshme.

Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C, antioksidantë, acid folik dhe substanca bimore, të cilat në studimet e mëparshme kanë treguar se janë efektive në parandalimin e kancerit.

Duke i krahasuar qelizat normale me ato kancerogjene, të marra nga njerëzit dhe minjtë, shkencëtarët kanë gjetur se “alba” jo vetëm vepron më fort kundër qelizave të kancerit, por edhe i sulmon ato.

Megjithatë, hulumtimi nuk zbulon se në çfarë mase mund të ndikojnë luleshtrydheve kundër kancer, as sasinë që duhet konsumuar për të maksimizuar efektin.

Përveç kësaj, dihet se konsumimi i dredhëzave në sasi më të mëdha mund të jetë një parandalim i mirë për diabetin, sëmundjet e zemrës, infeksionet dhe çrregullimet e lëkurës.

Prandaj, hani sa më shumë luleshtrydhe, për shëndet sa më të mirë, dhe që të qëndrojmë sa më larg kancerit të gjirit.