Berisha: Koalicioni ynë përfaqëson një të tretën e elektoratit

Kreu i PD Sali Berisha kërkoi zgjatjen e afatit të regjistrimit të diasporës deri më 9 Mars.

“Refuzimi kategorik i Edi Ramës dhe përfaqësuesit të tij, Damian Gjiknuri dëshmon frikën dhe tmerrin që i ka kapur ata dhe partinë e tyre të krimit nga vota e lirë e shqiptarëve jashtë vendi”, tha Sali Berisha.

Por kërkesa për zgjatjen e afatit u rrëzua ndërsa Sali Berisha tha se pas qëndron Kryeministri Rama dhe arsyen e sheh tek frika që thotë se ka nga vota e lirë.

“Refuzimi kategorik i Edi Ramës dhe përfaqësuesit të tij, Damian Gjiknuri, dëshmon frikën dhe tmerrin që i ka kapur ata dhe partinë e tyre të krimit nga vota e lirë e shqiptarëve jashtë vendit. Ky refuzimi është një shkelje madhore e Kushtetutës së vendit. Ky refuzim është përjashtimi nga e drejta e votimit e të paktën sipas shifrave zyrtare, të 500 mijë, por shifrat e tjera flasin për 800 mijë shqiptarë jashtë vendit, të cilët i kanë pasur dokumentet e skaduara”, tha Berisha.

Ai foli edhe për koalicionin mes PD dhe 25 partive të tjera duke u shprehur i bindur se do t’i mundësojë fitoren në 11 Maj. Në deklaratën për mediat kreu i demokratëve shtoi se 26 partitë e koalicionit,përfaqësojnë një të tretën e elektoratit.

 “Në këtë koalicion vërtet PD ka dhënë 8 vende në listat e garantuara, por demokratët dhe mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti në tërësinë e tyre përfaqësojnë herë-herë edhe një të tretën e elektoratit shqiptar. Pavarësisht se të marra veçmas janë parti modeste në votat e tyre, por të marra së bashku kanë një elektorat qindra mijëra votash”, tha Berisha.