Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku, i ka cilësuar si të çuditshme përplasjet e anëtarëve të KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes me vëzhguesit e partive të tjera politike.
Bugaqku tha se anëtarët e KQZ-së nga cilado parti politike kanë të drejtë të shkojnë në Qendrën e Numërimit për ta parë procesin nga afër, por jo edhe të polemizojnë me vëzhguesit e partive tjera dhe të ndërhyjnë në proces. Sipas tij, kjo përbënë një presion politik i cili mund ta dëmtojë procesin e numërimit.
“Çuditërisht nuk e di arsyen se përse anëtarët e KQZ-së shkojnë dhe inflirtohen në procedurën e numërimit të rezultateve në QNR. Këto subjkete politike kanë komisionerët dhe vëzhguesit e tyre që iu raportojnë për çfarëdo parregullsie që haset në ato numërime por ështe pak e çuditshme dhe absurde përse shkojnë këta anëtarë të KQZ-së dhe polimizojnë me pjesëtarë të tjerë të vëzhguesve të partive tjera. S’është e ndaluar me shku me përcjellë procesin por e çuditshme është pse duhet të polimizohet dhe të ndërhyhet. Ky është një presion dhe mund të ndikojë në procesin e numërimit mund të vije deri tek gabimet në numërim”, tha Bugaqku për RTV21.
Një ditë me parë anetari i KQZ-së nga rradhët e VV-së, Sami Kurteshi u përplas me vëzhguesit e AAK-së dhe të LDK-se rreth vlefshmërisë se një vote.