Dje mbrëma, yjet më të shquar të Hollywood-it u mblodhën për të festuar performancat më të mira të vitit. Sigurisht, një event i tillë të kërkon në paraqitjen tënde më të mirë dhe ndonëse s’vëmë në dyshim se të gjithë të famshmit kanë pasur këtë qëlim, le të themi se jo të gjithë arritën ta realizonin. Këtu janë paraqitjet më të mira dhe më të dobëta të mbrëmjes së djeshme në ceremoninë e çmimeve Oscar:
Ariana Grande, veshur me Schiaparelli
E aprovojmë! Ylli i “Wicked” dukej aq ëndërrimtare dje me një paraqitje sikur sapo kishte dalë nga pistat e modës së pranverës 2025.
Mikey Madison, veshur me Dior
S’e aprovojmë! Fustani ishte i bukur, por ishte tejet i tepruar. Shumë yje kanë veshur versione të njëjtë të këtij stili. Përforcimi i zbukurimeve në trup ose një kombinim tjetër ngjyrash mund ta kishte përmirësuar më shumë këtë veshje.
Lupita Nyong’o, veshur me Chanel
E aprovojmë! Fustani i personalizuar i Lupita-s me detaje perlash dhe teminash kishte gjithçka që i nevojitet një pamjeje për tapetin e kuq: sqimë, elegancë dhe feminilitetin e lehtë.
Ethan Slater
S’e aprovojmë! Ylli i “Wicked” kaloi në tapetin e kuq me një kostum të zi, një këmishë të bardhë dhe një papijon të thjeshtë. Ai gjithashtu veshi këpucë të shndritshme. Pavarësisht se veshja e tij ishte klasike, ajo ishte gjithashtu e harrueshme — veçanërisht në krahasim me pamjet e dukshme që mbanin anëtarët e tjerë të kastit të filmit.
Coleman Domingo, veshur me Valentino, Omega dhe Boucheron
E aprovojmë! Fatkeqësisht, Domingo nuk siguroi dot një Oscar mbrëmë, për t’u treguar dhe gjithë burrave të tjerë me kostumet e mërzitshme, sesi vishet një yll i vërtetë!
Demi Moore, veshur me Armani Privé
E aprovojmë! Moore e dinte se ajo dukej yll dje dhe ne na bëhet shumë qejfi për këtë. Fustani i argjendtë ishte një zgjedhje e përkryer për natën e madhe – një pamje që theksonte elegancën e saj të pashoqe.
Rachel Sennot


S’e aprovojmë! Sekuencat e mëdha dhe rozë që dekoronin fustanin e Sennott dalluan pamjen e saj. Por, çizmet e saj të zeza deri në gju nuk dukeshin të harmonizuara me fustanin. Pak më pak shkëlqim dhe aksesorë më të sofistikuar mund ta kishin përmirësuar më shumë këtë veshje.
Selena Gomez, veshur me Ralph Lauren
E aprovojmë! Gomez ka pasur një ecuri fantastike në tapetin e kuq gjatë muajve të fundit dhe paraqitja e djeshme në Oscars i qëndronte po së njëjtës linjë.
Elle Fanning, veshur me Givenchy
S’e aprovojmë! Fanning është një yll zakonisht, por pamja e saj e fundit në Oscars ishte…e pakënaqshme. Givenchy krijoi për të një fustan të bardhë pa mëngë, që kishte një fund të plotë prej mëndafshi, një brez harku të zi dhe një dekolte të thellë në formë zemre. Fjongoja e zezë ishte e tepërt dhe zor se përshtatej me pjesën tjetër të veshjes.
Lily-Rose Depp, veshur me Chanel
E aprovojmë me mik! Lily-Rose Depp dukej përrallore me një fustan të tejdukshëm, me tantellë dhe tegela, i cili rrinte mjaft seksi dhe shumë elegant në të. Megjithatë një fustan i tillë mund t’i përshtatej më shumë një after-party sesa ceremonisë kryesore të ndarjes së çmimeve Oscar.
Miley Cyrus, veshur me McQueen dhe Boucheron
E aprovojmë! Çfarëdo gabimi që bëri Lily-Rose me veshjen e saj, na tregoi Miley se si duhet të kishte vepruar në përsosmëri.
H.E.R., veshur me Ralph Lauren
S’e aprovojmë! Muzikantja zgjodhi një fustan të spikatur në një nuancë jeshile të zbehtë. Ai ishte i dekoruar me sekuenca argjendi, me një brez të kafenjtë dhe një fund të gjatë. Për fat të keq, pjesa e sipërme e fustanit dukej si për një mbrëmje promovimi, ndërsa gjysma e poshtme dukej e paorganizuar dhe e papërfunduar.
Halle Berry, veshur me Christian Siriano dhe Pomellato
E aprovojmë! S’ka nevojë për shumë komente, flet vetë pamja mahnitëse e Halle Berry-t!
Michelle Yeoh, veshur me Balenciaga
E aprovojmë! Një pamje mbretërore-blu! Ylli i “Wicked” Michelle Yeoh ishte fotografia e elegancës moderne në këtë fustan bust që i rrinte aq bukur blusë së thellë dhe dramatike.
Zoe Saldana, veshur me Saint Laurent dhe Cartier
S’e aprovojmë! Ndonëse kombinimi i ngjyrave është i përkryer, palët e gufuara të fustant të Saldana-s e bëjnë atë të ‘humbë’ me këtë paraqitje.
Cynthia Erivo, veshur me Louis Vuitton